E Merkure 12 Nentor 2008
Balkan Resources dhe European Nickel kane nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi Joint Venture (“JV”) per te ndermarre nje studim fizibiliteti (pre-feasibility) per zhvillimin e minieres se pare te re te nikelit ne Shqiperi, ne zonen juglindore te vendit, ne Bitincke, ne Qarkun e Korces.
Toronto, Canada. Balkan Resources Inc (“Balkan”) jane te lumtur te njoftojne se eshte nenshkruar nje marreveshje e termave paraprake (Term Sheet) me kompanine European Nickel plc (“ENickel”) per te formuar nje JV e cila do te zbuloje dhe zhvilloje Projektin e Nikelit ne zonen Kokogllave-Devoll, qe gjendet ne zonen e Bitickes (Korce) e lokalizuar ne pjesen juglindore te Shqiperise, prane kufirit me Greqine.
Histori
Balkan eshte mbajtesi i licenses koncesionare te Kokogllaves, e lokalizuar ne zonen juglindore te Shqiperise. Kjo depozite permban nje rezerve historike prej perafersisht 30 milion tonesh nikel, me nje permbajtje mesatare 1.2% nikel. Kjo rezerve historike ende nuk eshte ҫertifikuar sipas standarteve JORC apo sipas dokumentit kombetar Kanadez 43-101.
ENickel eshte mbajtesi i licenses koncesionare te Devollit, ne juglindje te Shqiperise, shume afer zones koncesionare te Balkan ne Kokogllave. Depozita e Devollit ka nje rezerve prej 35 milion ton, me perqindje mesatare nikeli 1.2%, e cila eshte e certifikuar sipas standarteve JORC. ENickel po zhvillon ne te njejten kohe nje depozite nikeli lateritik ne Coldag, Turqi dhe po ashtu ka nje eksperience shume te gjere ne teknologjite e shkrirjes se mineraleve, qe kerkohet per shkrirjen e mineraleve te nikelit lateritik.
Projekti Joint Venture ne Kokogllave-Devoll
Balkan dhe ENickel kane rene dakort te formojne nje 50/50 Joint Venture per te zbuluar, zhvilluar dhe prodhuar nikel dhe kobalt, si rrjedhoje e bashkepunimit mes tyre dhe bashkimit te dy depozitave Kokogllave dhe Devoll, si dhe te cdo shfaqjeje tjeter eventuale te nikel/kobaltit ne nje rreze prej 10km nga zona me interes te perbashket.
Balkan do te jete Menaxhuesi dhe Operatori i kesaj Joint Venture, e cila do te ndermarre nje studim Pre-Feasibility perpara 31 Dhjetorit 2009 per te percaktuar efektshmerine ekonomike te ndertimit te nje miniere nikel/kobalti, e cila do te prodhoje perafersisht 15,000 - 20,000 ton metal nikeli, ne nje periudhe prej 15 -20 vjetesh.
Projekti i pare i ri i nikelit ne Shqiperi
Shqiperia ka qene nje prodhuese shume e njohur e nikelit para viteve 1990.
Joint Venture ne zonen Kokogllave-Devoll perfaqeson zhvillimin e projektit te pare ne lidhje me minieren e pare te re te nikelit ne Shqiperi ne 30 vjetet e fundit.
Per Balkan Resources. Balkan eshte nje kompani zbuluese dhe minerare kanadeze, e fokusuar kryesisht ne opsionet e nikelit dhe te bakrit ne Shqiperi. Kompania ka zyrat e saj ne Tirane, Shqiperi. Balkan eshte aktualisht ne proces per te kerkuar hyrjen dhe listimin e kompanise ne TSX (Toronto Stock Exchange – Bursa e Torontos).
Per European Nickel. European Nickel (AIM: ENK) eshte nje prodhues i mesem i nikelit laterititk i fokusuar drejt rritjes se vazhdueshme. Pronesia e kesaj kompanie mbi procese me kosto te ulet te shkrirjes se metaleve i jep ENickel nje pozicion te favorshem ne raport me teknologji te tjera lateritike. Me me shume se 1 milion ton te rezervave te nikelit dhe asete qe shtrihen ne Turqi, Filipine dhe Shqiperi, European Nickel ka si synim te arrije nje prodhim vjetor prej 50,000 tonesh nikel brenda 5 vjeteve te ardhshem.
Per me shume informacion mbi Balkan Resources Inc., ju lutem vizitoni website tone ne www.balkanresources.com ose kontaktoni Contact Claude Schimper, Drejtor i Pergjithshem Operacional +355 694 224 3066 ose Clark Kent (marrdheniet me investitoret) 1-888-673-2646 |