Më 28 Maj 2008 Balkan Resources sh.p.k. mirëpriti një mbrëmje Gala në tarracën e Hotel President. Eventi u mbajt në nder të “Bursës Memoriale Ruben Pashko” në prezencë të mbi 150 te ftuarve nderi ku perfshiheshin Ministri i Ekonomise Tregtisë dhe Energjitikës Z. Genc Ruli, Konsullja e Ambasadës Kanadeze dhe Komisionere e Tregtisë Znj. Anne Martel, Konsulli i Nderit te Kanadasë në Shqipëri Z. Krenar Loloci, Drejtori i Minierave Z. Kristo Rodi, Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Kanada Z. Harry Bloomfield.
Z. Bloomfield tha ndër të tjera: “Në emër të Balkan Resources dhe Z. Glenn Laing, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe antarë të tjerë të Bordit te Drejtorëve, Z. Richard Groome, Z. Elliot Kramer dhe Z. Claude Schimper i cili është dhe Drejtori Ekzekutiv Operacional, do të doja t’ju uroja mirëseardhjen në këtë natë shumë speciale që e kemi organizuar njëkohësisht me nder dhe keqardhje për të nderuar kujtimin e Gramoz dhe Ruben Pashkos, atë e bir, të cilët ishin miqtë tanë të parë dhe më të mirë në përpjekjet tona fillestare për të vendosur prezencën tonë në Shqipëri. Më në vecanti unë ju uroj mireseardhjen në këtë eveniment që i dedikohet krijimit dhe dhurimit të një burse në Universitein e New Yorkut Tiranë në emër të Ruben Pashkos, një eveniment i përvitshëm –shpresojmë - që nuk do të na lere kurrë të harrojmë jetët e këtyre miqve kaq të cmuar dhe këtij djaloshi të jashtëzakonshëm Ruben Pashko, të cilët u morën prej nesh kaq tragjikisht dy vjet me parë. Do të doja të ndaloja një moment tani dhe për t’ju dhënë përshëndetjet e Presidentit të Nderit të Balkan Resources, mikut tim dhe një Shqiptaro-Amerikani të nderuar, James Belushi, të cilin shpresojmë ta kemi mes nesh në një vizitë në Tiranë më vonë gjatë këtij viti.
Do të doja të filloja, duke përfituar nga ky moment, të falënderoja formalisht Qeverine Shqiptare dhe nëpërmjet saj qytetarët e këtij vendi, për besimin dhe respektin që më kanë dhënë duke më bërë nderin që të prezantoj Shqipërinë si Konsulli Juaj i Nderit në Montreal, Kanada. Në vecanti do të doja të falënderoja Ambasadorin e Shqipërisë në Kanada, zotin Besnik Konci, për suportin dhe miqësinë e tij që kur kam marrë detyrat e mia në këtë post, për t’ju thënë se unë do të bëj maksimumin e mundshëm për të qënë në shërbim të mardhënieve të shkëlqyera Shqiptaro-Kanadeze në të gjitha nivelet, jo vetem diplomatike, por dhe tregtare dhe humane.
Kompania jonë Kanadeze ka ardhur këtu në Shqipëri për të krijuar prezencën e saj me një Kompani Shqiptare në mënyrë që të zbulojë dhe zhvillojë oportunitete të cilat ne i shikojmë si të pafundme dhe shumë interesante në sektorin e minierave në këtë vend me një zhvillim të ri por të vrullshëm demokratik. Në këta dy vjet ne kemi investuar shumë, kemi ngritur zyrat tona, kemi krijuar një skuadër tepër profesionale gjeologësh, kemi punësuar shumë njerëz, kemi blerë makineri dhe paisje për të filluar punën. Ne jemi prezenca më e madhe në Konferencën dhe Panairin mbi Burimet Natyrore Shqiptare por më me rëndësi është fakti se ne jemi prezencë shumë e rëndësishme me koncesionet tona të ndryshme në gjithë territorin e Shqipërisë, dhe në shpresojmë që të rritemi dhë të ndërtojmë mbi këtë prezencë një Kompani Minerare Shqiptare të përmasave botërore.
Kur ne erdhëm në Shqipëri përpara gati tre vjetëve, personi i parë që takuam ishte Z. Gramoz Pashko i cili menjëherë na bëri të ndihemi shumë komodë dhe mori nga koha e tij personale për të na treguar dhe vizituar në gjithë Shqipërinë. Kur pamë se djali i tij Rubeni mund të ishte i lire për të na u bashkuar neve me nivelin dhe kapacitetin e tij profesional, ne e morem oportunitetin për të pasur në skuadrën tonë një djalosh të shkëlqyer dhe shumë atraktiv, folës i shkëlqyer i Anglishtes dhe djalosh me njohuri të plota të cdo fushe, për t’ju bashkangjitur përpjekjes tonë për të zotëruar koncesione minerare dhe për të vazhduar përpara me vizionin tonë në ndërtimin e një kompanie gjigande minerare në Shqipëri. Lajmi për plagosjen e Gramozit, vendimi për ta cuar atë në një spital në Itali në mes të natës, shoqërimi nga djali i tij i dashur dhe dy doktore dhe dy pilotë Shqiptarë dhe zhdukja e tyre në errësirën e natës mbi detin Adriatik, nga ka drithëruar dhe tronditur të gjithë ne, familjen dhe Moza Pashkon, këtë vend, miqtë e shumtë të tyre, shokët dhe sigurisht ne si kolegët dhe shokët e dy Pashkove tek Balkan Resources. Fjalët thjesht nuk mund të shprehin dhimbjen tonë të thellë dhe ne vetëm mund të lutemi për mirëkuptimin dhe diturinë e Zotit për të marrë nga mesi jonë për një qëllim të caktuar këta dy njerëz të mrekullueshem. Sic thuhet në bibël në Këngën e Këngëve, Zoti erdhi në tokë nga parajsa dhe mori nga kopshti i tij dy trëndafilat më të bukur.
Në një përpjekje të përmasave të vogla për ti kujtuar ata ne kemi ofruar një bursë studimi për pagesën e tarifave të një viti shkollor një studenti i cili u përzgjodh në një kompeticion mes gjithë trupës studentore në Universitetin e krijuar nga Familja Pashko, Universiteti i New Yorkut në Tiranë, dhe për këtë vit subjekti i zgjedhur ishte “Bizneset e Reja në Shqipëri”. Një numër shumë i madh studentësh ju pergjigjën dhe tre ese të konsideruara më të mirat, nga një komitet vlerësimi pranë universitetit, u gjykuan dhe vlerësuan nga Anetarët e Bordit të Balkan Resources dhe tre studentët fitues janë ftuar sonte në këtë eveniment – ata janë Ledia Kalo, Edjola Marku dhe Erita Skëndaj, të rinj të jashtëzakonshëm, secili prej tyre shkroi një ese shumë të mirë në përpjekje për t’ju përgjigjur pyetjes mbi bizneset e reja në Shqipëri. Njëra foli për një plan specific për të ndërtuar një biznes të vogël në Tiranë; njëra shkroi mbi drejtimet dhe tendencat e ndryshme mbi bizneset e reja; dhe njëra shkroi një plan të detajuar nga të qënit student në të berit një lider në biznes në të ardhmen. Për shkak se të tre esetë ishin të shkëlqyera ne kemi vendosur ti japim fitueses një bursë të plotë një vjecare në NYUT, dhe gjithashtu ti japim dy konkurenteve të tjera një cmim prej 1000 Eurosh që ti përdorin për shkollimin e tyre.
Më lejoni tani të falënderoj secilin nga konkurentet që mori pjesë në këtë kompeticion dhe gjithashtu të përshëndes në vecanti të tre finalistet.
Do të doja tani të ftoja Ministrin Ruli dhe Znj. Moza Pashko të na bashkohen këtu për të prezantuar tre cmimet si vijojnë e para, Ledia Kalo, i është akorduar një bursë e plotë studimi një vjecare në NYUT; dhe të barabarta në vend të dytë secilës 1000 Euro për ti përdorur në shkollimin e tyre, Edjola Marku dhe Erita Skëndaj. Të treja këto vajza do të njihen tashmë e tutje si Studetet me Burse Memoriale Ruben Pashko. |