Marrëveshje për përdorimin e LIGJSHËM të Faqes së Internetit
Kjo marrëveshje lidhet ndërmjet jush dhe Balkan Resources Inc. dhe rregullon mënyrën e përdorimit nga ana juaj të faqes së internetit dhe materialeve të Balkan Resources Inc. (“Faqja e Internetit“).
Çdo herë që ju përdorni Faqen e Internetit, kjo nënkupton pranimin dhe miratimin tuaj dhe atë të ndonjë personi që ju keni qëllim të përfaqësoni, qoftë i themeluar apo jo, për të qenë i kufizuar nga kjo Marrëveshje dhe ju shprehni dhe garantoni se keni autorizimet e duhura për të miratuar dhe pranuar këtë Marrëveshje.
Të gjitha materialet në këtë Faqe Interneti mbrohen nga të drejtat e pronësisë intelektuale që zotërohen dhe kontrollohen nga Balkan Resources Inc.
Përdorimi nga ana juaj i Faqes së Internetit nuk ju transferon ndonjë të drejtë pronësie ose të drejtë tjetër nga to që përmban Faqja e Internetit.
Duke shkarkuar ose parë ndonjë material në këtë Faqe Interneti, ju bini dakord që të mbani dhe përdorni këtë material në mirëbesim.
Materialet e kësaj Faqeje Interneti nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, ngarkohen, postohen, transmetohen, ndryshohen, modifikohen, bëhen të njohura, shpallen ose shpërndahen në ndonjë mënyrë, pa miratimin paraprak me shkrim të Balkan Resources Inc. ose përveçse ashtu siç është lejuar specifikisht në këtë Faqe Interneti.
Balkan Resources Inc. nuk merr përsipër ndonjë përgjegjësi për përdorimin nga ana juaj të Faqes së Internetit. Përdorimi i Faqes së Internetit nga ana juaj është nën përgjegjësinë tuaj. Faqja e Internetit plotësohet duke u bazuar në parimin “siç jepet" dhe “siç është e disponueshme", pa ndonjë përfaqësim, garanci ose kushte të ndonjë lloji tjetër, si të shprehura ashtu edhe të nënkuptuara. Balkan Resources Inc. në asnjë lloj rrethane nuk do të jetë përgjegjëse ndaj jush ose ndonjë personi tjetër për ndonjë humbje ose dëm që lind apo që lidhet me përdorimin e Faqes së Internetit nga ju ose ndonjë person tjetër.
Kjo Marrëveshje do të rregullohet dhe interpretohet në përputhje me legjislacionin e Provincës së Kebekut, Kanada.
Palët kanë rënë dakord që kjo Marrëveshje të shkruhet në gjuhën angleze.
Duke përdorur këtë faqe ju pranoni dhe bëni të njohur se keni nënshkruar, lexuar, kuptuar dhe rënë dakord që të kufizoheni nga këto kushte. |